RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
​Eksperti: Rritja e çmimit të banesave në Shqipëri do të vijojë
🗺️ Rajoni

​Eksperti: Rritja e çmimit të banesave në Shqipëri do të vijojë

Raporti i stabilitetit financiar i Bankës së Shqipërisë tregon se gjatë vitit të fundit, çmimet e banesave kanë pësuar një rritje të ndjeshme. Ndërkohë, numri i pronave të pa shitura ka vijuar të ulet

nga Kaltrina Berila4 tetor 20254 tetor 2025

Raporti i stabilitetit financiar i Bankës së Shqipërisë tregon se gjatë vitit të fundit, çmimet e banesave kanë pësuar një rritje të ndjeshme. Ndërkohë, numri i pronave të pa shitura ka vijuar të ulet, por koha mesatare e shitjes është zgjatur, duke reflektuar një treg më selektiv.

Ekspertja e pasurive të paluajtshme, Armelida Shtiza, thekson se qendra e Tiranës dhe zonat bregdetare janë shndërruar tashmë në tregje me dimension ndërkombëtar.

“Mendohet që deri në 2030, qendra e Tiranës, si zona kadastrale të frekuentuara edhe nga investitorë të huaj do ta shtojë dhe 45 deri në 60 për qind rritjen”, thotë ekspertja.

Ekspertja bën një ndarje mes ecurisë së çmimeve në kryeqytet dhe bregdet, krahasuar me zonat periferike të Tiranës. Ajo shpjegon arsyet që kanë sjellë një pakësim të pronave në treg gjatë muajve të fundit.

“Është vetë fakti që po ecin në një vlerësim e tatim fitimit që pritet në janar 2026-të që nga 15% tatim fitimi do të bëhet tek 5%“, deklaron Shtiza.

Një tjetër prirje e vërejtur është orientimi i qytetarëve për t’i përdorur pronat e tyre në formë qiraje ditore.

“Tani ato vet i punojnë me airbnb dhe booking. Kjo arsye i ka frenuar dhe për shitje sepse shikojnë kapitale në rritje çdo vit e më shumë të vlerave financiare të tyre personale”, nënvizon ekspertja e pasurive të paluajtshme.

Sipas ekspertes, pritet një ecuri pozitive e tregut në zonat bregdetare dhe në kryeqytet, ndërsa në periferitë e Tiranës çmimet parashikohen të rriten në mënyrë më të moderuar, deri në 10%.

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
LAJMI TJETËR →
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

Lexo edhe

​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti
Futboll

​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti

17 min më parë
​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete
Sport

​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete

36 min më parë
Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032
Futboll

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

57 min më parë
Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

2 orë më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

2 orë më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

2 orë më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

2 orë më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

4 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

5 orë më parë