Bajram Rexhepi vazhdon të jetë në komë të thellë
Konsullata e Përgjithshme është duke e përcjell nga afër gjendjen shëndetësore të Rexhepit Ish-kryeministri Bajram Rexhepi ende vazhdon të jetë në gjendje kome në një spital në Stamboll.Lajmin e ka bë
Konsullata e Përgjithshme është duke e përcjell nga afër gjendjen shëndetësore të Rexhepit
Ish-kryeministri Bajram Rexhepi ende vazhdon të jetë në gjendje kome në një spital në Stamboll.Lajmin e ka bërë të ditur konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Ankara, Rrahim Morina.
“Sot, i bëra një vizitë ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, i shtrirë në spitalin Dr.Osman Mazhar-Stamboll. Ish-kryeministri ende vazhdon të jetë në gjendje kome të thellë dhe nën kujdesin permanent të mjekëve. Me këtë rast e falënderoj drejtorin e spitalit dhe mjekët për kujdesin që po tregojnë”, njofton Morina në Facebook.
Sipas ti, Konsullata e Përgjithshme është duke e përcjell nga afër gjendjen shëndetësore të Rexhepit dhe se janë në kontakt permanent si me mjekët po ashtu edhe me familjen tij.
“Për fund, sot në ditën e baballarëve, uroj që një ditë Bajram Rexhepi të zgjohet nga kjo komë e thellë dhe të kthehet pranë më të dashurve të tij”, ka shkruar Morina.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





