
Rexhepi: Beteja për Tetovën vazhdon
Tetova sipas gjitha gjasave do të shkojë në balotazh, ku pritet të përballen kandidati i AKI-së për kryetar të kësaj komune, Bajram Rexhepi dhe kryetari aktual i Tetovës, kandidati i VLEN, Bilall Kasa
Tetova sipas gjitha gjasave do të shkojë në balotazh, ku pritet të përballen kandidati i AKI-së për kryetar të kësaj komune, Bajram Rexhepi dhe kryetari aktual i Tetovës, kandidati i VLEN, Bilall Kasami.
Rexhepi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se beteja për Tetovën vazhdon.
“Tetovë faleminderit për votat e pastra dhe me zemër! Falënderoj çdo aktivist, çdo qytetar, për punën e palodhshme dhe besimin e dhënë. Beteja për Tetovën vazhdon. Me më shumë përkushtim, me më shumë forcë dhe me të njëjtin ideal, për një Tetovë me dinjitet!”, ka shkruar Rexhepi.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






