RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaShëndetësi
💚 Shëndetësi

Gjëndra tiroide, për hipertiroidizmin, hipotiroidizmin, nyjen tiroide dhe trajtimin tregon Dr. Rexhepi

Endokrinologu Dr. Amir Rexhepi ka deklaruar se gjëndra tiroide është një gjëndër endokrine e vendosur në mes të qafës, e vogël, por jetike, që ka formën e fluturës me krahë të hapur, e cila luan një r

nga Egzona Mehmeti12 prill 202212 prill 2022

Endokrinologu Dr. Amir Rexhepi ka deklaruar se gjëndra tiroide është një gjëndër endokrine e vendosur në mes të qafës, e vogël, por jetike, që ka formën e fluturës me krahë të hapur, e cila luan një rol të madh në metabolizmin, rritjen dhe zhvillimin e trupit të njeriut. Ai ka informuar se gjëndra tiroide ndihmon për të rregulluar shumë funksione të trupit, duke sekretuar vazhdimisht një sasi të qëndrueshme të hormoneve tiroide në qarkullimin e gjakut.
Endokrinologu për rtv21.tv ka treguar se nga çfarë mund të shkaktohen problemet me gjëndrën tiroide.
“1. Mungesa e jodit, 2. Sëmundjet autoimune, në të cilat sistemi imunitar sulmon gjëndrën tiroide, duke çuar ose në hipertiroidizëm (sëmundja e Graves) ose në hipotiroidizëm (sëmundja e Hashimotos), 3. Inflamacionet (të cilat mund të përcillen me dhimbje ose pa to), të shkaktuara nga ndonjë virus ose baktere, 4. Nyjet (noduset), ose gungat jo kanceroze, 5. Tumoret kancerogjene, 6. Trajtimet e caktuara mjekësore, duke përfshirë terapinë me rrezatim, kirurgjinë e tiroides dhe disa barna, 7. Disa çrregullime gjenetike, 8. Herë pas here, shtatzënia mund të shkaktojë fillimin ose përkeqësimin e problemeve të tiroides; nëse nuk trajtohet, kjo mund të shkaktojë probleme për nënën dhe foshnjën, duke përfshirë aborte, lindje të parakohshme, preeklampsi dhe gjakderdhje pas lindjes.”, ka bërë të ditur PhDC Amir Rexhepi.
Ushqimet për një gjëndër të shëndetshme tiroide – FAKTOR.AL
Dr. Rexhepi është shprehur se një nyjë (nodus) tiroide është një rritje (gungë) e pazakontë e qelizave tiroide në gjëndrën tiroide.
“Nganjëherë tiroidja fillon të rritet (rritje e tepërt), duke shkaktuar formimin e një ose më shumë nyjeve. Pse ndodh kjo nuk dihet ende qartë. Kanceri është shqetësimi më i madh kur krijohen nyjet. Për fat të mirë, kanceri është shumë i rrallë – ai gjendet në më pak se 5 për qind të të gjitha nyjeve. Nyjet zhvillohen më shpesh te njerëzit që kanë një histori familjare të nyjeve dhe te njerëzit që nuk marrin mjaftueshëm jod.”, ka bërë të ditur ai, duke shtuar se jodi është i nevojshëm për të prodhuar hormonet e tiroides.
Trajtimi i nyjes tiroide, sipas endokrinologut, varet nga lloji i nodusit tiroidien.
Opsionet e trajtimit përfshijnë:
1. Asnjë trajtim/”përcillen dhe monitorohen”.
2. Jodi radioaktiv.
3. Kirurgjia- Kirurgjia për të hequr nyjet është trajtimi më i mirë për nyjet që janë kancerogjene, që shkaktojnë “simptoma obstruktive” (për shembull, janë aq të mëdha sa vështirësojnë frymëmarrjen ose gëlltitjen) dhe janë “të dyshimta”.
Noduset e tiroides, pse formohen dhe si trajtohen - Me Mjekun
Endokrinologu Amir Rexhepi gjatë intervistës dhënë për rtv21.tv ka theksuar se shumica e noduseve të tiroides nuk prodhojnë asnjë simptomë, por megjithatë, ekzistojnë disa noduse ose noduse të mëdha, ato mund të bëhen të dukshme.
Megjithëse, në raste të rralla, sipas Dr. Rexhepit, nyjet mund të shtypin strukturat e tjera në qafë dhe të shkaktojnë simptoma, duke përfshirë:
Probleme me gëlltitjen ose frymëmarrjen
Ngjirje e zërit ose ndryshim zëri
Dhimbje qafe
Strumë apo gushë (rritje e gjëndrës tiroide)
“Në rast kur dyshohet për prani të noduseve, duke u bazuar nga çka thamë më lartë, rekomandohet të bëhet një vizitë te endokrinologu.”, është shprehur ai.
Endokrinologu Dr. Amir Rexhepi ka informuar se simptomat më të zakonshme të hipertiroidizmit apo tepricës së hormoneve tiroide janë ndjenja e ankthit ose nervozizmit, pamundësia për të toleruar nxehtësinë, rrahjet e shpejta të zemrës, ndjenja e lodhjes dhe humbja e peshës, edhe nëse jeni duke ngrënë të njëjtën sasi ushqimi.
HIPERTIROIDIZMI - Klinika Digjitale
“Simptoma dhe shenja të tjera mund të përfshijnë: një tiroide të rritur (struma), gulçim, problemet e syve, rritje e oreksit, dridhje e gjymtyrëve, djersitje, ndryshime në zakonet e zorrëve ose ato të menstruacioneve, lëkurë e hollë, flokë të holla dhe të brishtë, vështirësi në gjumë.”, është shprehur ai.
Ndërsa, hipotiroidizmi (zvogëlim i funksionit të tiroides) siç ka deklaruar doktori, mund të zhvillohet gjatë shumë viteve pa shfaqur asnjë simptomë.
Hygeia Hospital Tirana - HHT - Hipotiroidizmi, çfarë është dhe si të dallojmë në kohë simptomat e tij Tiroidja është gjendër endokrine e cila ka si funksion prodhimin e hormoneve të cilat
“Kur shfaqen simptomat, ato mund të jenë të ndryshme dhe mund të përfshijnë: lodhje, duke mos duruar të ftohtit, shtim në peshë, fytyrë e fryrë dhe e zbehtë, flokë dhe thonj të brishtë, flokë të holluar, lëkurë të thatë, dhimbje muskulore, kapsllëk, dhimbje koke, zvogëlim të vëmendjes ose kujtesës, ritëm të ngadaltë të zemrës, mesntruacione më të vëllimshme se ato normale, gjendje depresioni. Disa njerëz mund të kenë simptoma të hipotiroidizmit pa ndonjë anomali në nivelet e tyre të hormoneve. Në raste të tjera, këto simptoma mund të kenë shkaqe të ndryshme. Nëse jeni të shqetësuar për ndonjë nga këto simptoma, duhet vizituar endokrinologun.”, ka shtuar PhDC Amir Rexhepi./21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

36 min më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

2 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

5 orë më parë