RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Hoti: Serbia nuk do zbatim të deklaratës për të zhdukurit, të kushtëzohet
🇽🇰 Kosova

Hoti: Serbia nuk do zbatim të deklaratës për të zhdukurit, të kushtëzohet

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka thënë se Serbia është ajo që nuk dëshiron zbatim të deklaratës për personat e zhdukur e jo Kosova e cila, siç thekson ai, veçse

nga B G29 nëntor 202429 nëntor 2024

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur,  Andin Hoti, ka thënë se Serbia është ajo që nuk dëshiron zbatim të deklaratës për personat e zhdukur e jo Kosova e cila, siç thekson ai, veçse ka nisur zbatimin e kësaj deklarate njëanshëm.

Reagimi i Hotit, pasoi deklaratën e zëdhënësit Peter Stano i cili ka thënë se  zbatimi i Deklaratës për të Zhdukurit do të ndodhë vetëm kur palët të bien dakord për Komisionin e përbashkët.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur,  Andin Hoti tha për RTV21 se Komisioni i përbashkët nuk është formuar për shkak të një drafti që është dashur të formohet e të cilit Serbia po tenton t’ia bashkëngjis një letër aneks në të cilën theksohet se UNMIK do të jetë pjesë e Kosovës dhe ku zhvlerësohet fuqia e Komisionit të përbashkët.

“Serbia ka dërguar komente shtesë sepse ajo tenton ne çdo lloj forme me zvarrite sa me shume procesin qe mos me nis zbatimi i deklaratës që do duhej të mbikëqyrej prej BE-së…Tani jemi në këtë situate të  re kur Serbia ka kërkuar në një forme që komisioni i përbashkët mos me pas fuqinë që do duhej ta kishte për çka edhe ne kemi shkuar në BE….ne jemi shku atje që BE-ja me mbikëqyrur punën tonë… dhe me ndërhy ne punën tonë kur nuk gjejmë dakordim . Ndërkaq ajo (Serbia) tash po thotë që në bazë të një letër aneks që po duan ta formojnë ta theksojnë se komisioni i përbashkët nuk e zëvendëson apo nuk ka rol me të fuqishëm se sa  ata që kanë pasur deri me tani. Dhe ajo çka është me rënda për ne pavarësisht që ky draft nuk është final që ata po tentojnë ta theksojnë prapë që UNMIK-u do të jetë pjesë e Kosovës. Ata s’po duan vetëm mos me zbatu deklaratën por po duan me na kthy edhe para shpalljes së pavarësisë, kjo është absurde.”, tha Hoti për RTV21

Ai tha se janë në pritje të BE-së se si do të veprojw pwr këtë çështje dhe se trajtimin e çështjes së të zhdukurve do të kërkojnë sërish edhe në takimin e 17 dhjetorit të kryenegociatorëve në Bruksel.

“Lajcak na ka dërguar një draft të kësaj dhe në bazë të këtij drafti UNIMK-u do të jetë pjesë e jona. Ne kemi dërguar komentet tona  edhe në takimin e fundit të kryenegociatorëve në Bruksel  dhe po presim se çka do  të ndodh dhe si do ndërhyjë BE-ja në eleminimin sepse duhet te eliminohet ky dokument…Si Andin jam i zhgënjyer me BE-në. Vetë fakti që po e pranon këtë dokument që po e zhvlerëson rolin e BE-së është një dëshpërim” , tha Hoti.

Hoti tutje shtoi se faktori ndërkombëtar duhet ta kushtëzojë Serbinë në çfarëdo formë për hapjen e arkivave.

Ai bëri të ditur se aktualisht gërmime për të pagjeturit po bëhen vetëm në Korishë të Prizrenit dhe se vetëm gjatë këtij vitit në Kosovës janë trajtuar mbi 20 lokacione.

Sipas tij gërmimet në Serbi kanë qenë zero derisa shto se kanë kërkuar rikthimin në Batajnicë sepse kanë dyshime për gjetjen të mbi 80 personave por që ende s’kanë marrë një përgjigje pozitive nga Serbia.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

54 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

57 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

23 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

39 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë