
Pas miratimit të Deklaratës për të Zhdukurit, reagon Andin Hoti
Kryetar i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur, Andin Hoti, reagoi pas miratimit të Deklaratës për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë, nga kryeministri i Kosovës ALbin Kurti dhe preside
Kryetar i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur, Andin Hoti, reagoi pas miratimit të Deklaratës për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë, nga kryeministri i Kosovës ALbin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
Hoti tha se me miratimin e kësaj deklarate Serbia pranoi krimet shtetërore ndaj popullit të Kosovës.
“Ashtu siç e kam thënë me datë 4 Prill, Serbia më në fund pranoi krimet e saj shtetërore ndaj popullsisë së pambrojtur të Kosovës, duke i cilësuar të zhdukurit si ‘të zhdukur me dhunë’, që parashihen edhe në konventa ndërkombëtare.Serbia për herë të parë pranoj përmes një dokumenti zyrtar, ti hap arkivat e saj shtetërore, përfshirë edhe ato të klasifikuara.”, shkroi Hoti në Facebook.
Ai u shpreh i bindur se Deklarata e miratuar është vetëm hapi i parë që sipas tij kërkon domosdoshmërisht mbikëqyrje dhe presion të vazhdueshëm të SHBA-ve e BE-së mbi Serbinë, për zbatimin obligimeve të marra, deri në zbardhjen e fatit të personit të fundit të zhdukur në Kosovë.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






