RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
🌍 Bota

Japonia zgjeron sanksionet kundër Rusisë

Japonia zgjeroi sanksionet kundër Rusisë të martën, duke ngrirë asetet e më shumë se 130 personave, përfshirë kryeministrin rus Mikhail Mishustin. “Sanksionet e reja synojnë tetë shtetas rusë dhe 133

nga Kaltrina Berila10 maj 202210 maj 2022

Japonia zgjeroi sanksionet kundër Rusisë të martën, duke ngrirë asetet e më shumë se 130 personave, përfshirë kryeministrin rus Mikhail Mishustin.
“Sanksionet e reja synojnë tetë shtetas rusë dhe 133 anëtarë të Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetsk dhe Republikës Popullore të Luhanskut në Ukrainën lindore”, tha Ministria e Jashtme e Japonisë në një deklaratë.
Lista përfshin Mishustin, oligarkun Vladimir Bogdanov dhe anëtarët e familjes së oligarkut Genadi Timshenko, sipas Ministrisë. Nuk dihet nëse këta zyrtarë mbajnë asete në Japoni, transmeton rtv21.tv.
Japonia gjithashtu zgjeroi ndalimin e saj të eksportit në 71 organizata të tjera ruse, duke përfshirë prodhuesit dhe institutet kërkimore, thuhet tutje në deklaratë.
Që nga marsi, Japonia ka vendosur një sërë sanksionesh kundër Rusisë, duke përfshirë ngrirjen e aseteve të presidentit rus Vladimir Putin dhe anëtarëve të familjes së tij në përgjigje të pushtimit.
Rusia është përgjigjur duke vendosur sanksionet e veta ndaj Japonisë, siç është ndalimi i hyrjes së zyrtarëve japonezë, përfshirë kryeministrin Fumio Kishida./21Media

LAJMI TJETËR →
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Lexo edhe

Sport

​Kosova fiton medalje të bronztë në debutimin historik të kickboksit në Lojërat Mesdhetare

7 min më parë
Kosova

​Të dhënat e reja për pikat kufitare, mbi dy orë pritje për të hyrë në Kosovë

32 min më parë
Futboll

​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti

1 orë më parë
Sport

​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete

2 orë më parë
Futboll

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

2 orë më parë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

3 orë më parë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

3 orë më parë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

3 orë më parë
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

3 orë më parë