
Konjufca-Kuzma bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Letoni
Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadoren e re të Letonisë në Kosovë, Elita Kuzma, me të cilën ka biseduar mbi bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e avancimit të t
Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadoren e re të Letonisë në Kosovë, Elita Kuzma, me të cilën ka biseduar mbi bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e avancimit të tij në fusha të interesit të përbashkët.
Konjufca e njohu diplomaten letoneze për punën e Kuvendit të Kosovës gjatë këtij viti, si dhe për zhvillimet e përgjithshme në vend.
Ai u shpreh i bindur se Letonia do të vazhdojë t’i kontribuojë thellimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe ta mbështesë Kosovën në aspiratat e saj euro-atlantike.
Ndërsa diplomatja letoneze konfirmoi përkushtimin e shtetit që përfaqëson për forcimin e bashkëpunimit e të mbështetjes për vendin tonë edhe në të ardhmen.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






