
Kurti-Plenkoviq bisedojnë mbi fuqizimin e bashkëpunimit Kosovë-Kroaci
Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri Albin Kurti ka takuar homologun e tij kroat Andrej Plenkoviq, me të cilin ka diskutuar mbi thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në f
Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri Albin Kurti ka takuar homologun e tij kroat Andrej Plenkoviq, me të cilin ka diskutuar mbi thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në fusha me rëndësi madhore, si dhe në arsim.
Zhvillimi ekonomik dhe stabiliteti institucional që ka njohur Kosova në tri vjetët e fundit u diskutua në këtë takim e ku kryeministri Kurti potencoi politikat e ndërmarra dhe rezultatet e arritura.
Kurti falënderoi Plenkoviq për mbështetjen e vazhdueshme të tij dhe Kroacisë ndaj sovranitetit, integritetit territorial dhe sigurisë së Kosovës, ku Zagrebi zyrtar ka kontribuar edhe përmes rritjes së prezencës në misionin paqeruajtës KFOR.
Në takim u vlerësua lart edhe përkrahja e vazhdueshme e Kroacisë për Kosovën sa i përket dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






