Krasniqi për Kurtin: Kryemashtruesi i Kosovës
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi tha se Albin Kurti edhe sot tregoi që kurrë nuk do të bëhet lider, por sipas tij do të mbetet vetëm një përçarës kronik. Ai shkruan në “Facebook”, kryeministri është krye
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi tha se Albin Kurti edhe sot tregoi që kurrë nuk do të bëhet lider, por sipas tij do të mbetet vetëm një përçarës kronik.
Ai shkruan në “Facebook”, kryeministri është kryemashtruesi i Kosovës.
“Prej ndëshkimit diskriminues për të gjithë mësimdhënësit, përmes ndalesës joligjore të pagave, e deri te videoja propaganduese për të nxitë edhe më shumë urrejtje e ndasi, Albin Kurti edhe sot tregoi që kurrë nuk do të bëhet lider, por do të mbetet vetëm një përçarës kronik. Kryeminstri është kryemashtruesi i Kosovës. Shumë shpejt i doli boja!”, tha Krasniqi.
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video në faqen e tyre zyrtare, ku etiketohen dhe akuzohen partitë politike, pushtetet e kaluara e ish-liderët e vendit, për kinse “shkatërrim 20 vjeçar”./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave





