RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti tha se Serbia po e shndërron veten në Bjellorusi të Ballkanit

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Kosova dëshiron normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por se nuk do të ketë asociacion në baza etnike ashtu sikurse po kërkon Beogradi. Ai ka thënë se dëshi

nga Egzona Mehmeti19 maj 202219 maj 2022

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Kosova dëshiron normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por se nuk do të ketë asociacion në baza etnike ashtu sikurse po kërkon Beogradi.
Ai ka thënë se dëshiron që procesi i dialogut të përfundojë me njohje reciproke.
“Nuk ka hapa pas, por Serbia ka mbetur pas, pasi që nuk i pranon krimet që i ka kryer në Kosovë dhe refuzon ta njohë Kosovën. Biden ka thënë duhet të ketë normalizim të plotë e cila në qendër ka njohje reciproke. Unë jam i gatshëm për njohje reciproke, por Serbia nuk është. Ne duam dialog për marrëveshje, jo dialog për dialog. Neve na duhen marrëdhënie normale me Serbinë, por për këtë duhet të ndryshojë Serbia. Kosova është në rregull. Ata që nuk janë në rregull duhet të ndryshojnë. Tash është koha që Ballkani Perëndimor të integrohet në BE, por e kemi problem rreshtimin e Serbisë krahas Rusisë, pasi Serbia po e shndërron veten si një Bjellorusi të Ballkanit. Këtu ShBA e kanë rolin vendimtar për ta ndryshuar situatën për më të mirë”, ka thënë Kurti i cili ndodhet për vizitë disaditore në ShBA.
Ai ka thënë se vizita e tij kishte për qëllim që të ketë sa më shumë investime dhe siguri për Kosovën.
“Kosova është një storie suksesi dhe e ndihmës së NATO-s e SHBA-së dhe ky rrëfim i suksesit duhet të mbrohet. Asociacioni i komunave nuk e kaluar testin e Kushtetueses në Kosovë, pasi bie në kundërshtim me 23 nene. Mund të ketë asociacion, por jo në baza etnike”, është shprehur Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Për më tepër, ai ka bërë të ditur se themelimi i asociacionit nuk është në qendër të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë dhe se një gjë të tillë nuk e ka kërkuar askush nga SHBA.
Kurti ka folur edhe për raportet me ShBA-në, për të cilat ka deklaruar se janë të përhershme.
“ShBA e njohin mirë Kosovën dhe e kuptojnë se nuk mund të kenë asnjë shtet tjetër sa i përket vlerave të përbashkëta që ndajmë”, ka thënë ai, duke shtuar se Kosova dëshiron anëtarësimin e saj në NATO.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

41 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

43 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

47 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

9 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

26 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë