RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
🇽🇰 Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

Nënkryetarja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, në një konferencë për media pas takimit me u.d. presidenten Albulena Haxhiu dhe përfaqësues të tjerë të partive, tha se më 6 gusht kur mbahet seanca konst

nga Gentrita Xhemajli31 korrik 202620 orë më parë

Nënkryetarja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, në një konferencë për media pas takimit me u.d. presidenten Albulena Haxhiu dhe përfaqësues të tjerë të partive, tha se më 6 gusht kur mbahet seanca konstituive duhet të të përmbyllet procesi i konstituimit të Kuvendit.

“Ne synojmë që Kuvendi të konstituohet dhe dëshirojmë që sa më shpejt t’i japim institucione vendit tonë”, tha ajo.

“Nuk ka ndonjë ftesë tani meqë edhe janë përmbyllë proceset për çka i kishim ndërprerë dialogun tonë me Vetëvendosjen sa i përket institucioneve. Sapo të kemi një takim dhe të kemi dialog edhe marrëveshje do t’ua bëjmë , nëse do të ketë marrëveshje”.

E pyetur nëse kanë preferenca për pozita, Lushaku mohoi që pozitat janë arsyeja kryesore pse po hyjnë në dialog me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ajo insistoi se parimet bazë të LDK-së duhet të respektohen për një marrëveshje të mundshme dhe tha se pozitat janë çështje “e dorës së tretë”.

“Çdo partneritet në mes partive politike ndërtohet mbi bazën e parimeve bazë sepse secila parti ka garuar me një program dhe me disa parime bazë. Jemi parti që qartësisht jemi të orientuar nga Perëndimi, i kemi vlerat tona bazike që dëshirojmë t’i imponojmë në çdo marrëveshje dhe në çdo krijim partneriteti. Dialogu mbi partneritetin dhe mbi një marrëveshje eventuale ndërtohet mbi parime edhe mbi pozitat, por fillimisht mbi parimet. Kah duam t’i orientojmë objektivat e programit tonë e pozitat janë çështje e dorës së tretë”.

Lushaku po ashtu u pyet mbi unifikimin brenda Grupit Parlamentar të LDK-së për këto negociata.

“Angazhimi i LDK-së edhe i deputetëve duhet të jetë në prizmin e bërjes së institucioneve të shtetit tonë, themelimit të institucioneve dhe dhënies së kontributit si parti për aq sa kemi fuqi politike. Grupi Parlamentar normalisht që duhet të jetë në harmoni me këtë deklaratë sepse Kuvendi i LDK është organi më i lartë, i cili bën orientimet strategjike dhe objektivat kryesore të partisë. Ne i nënshtrohemi vullnetit të anëtarësisë”.

CLARA UPLOAD TEST POST (delete me)
LAJMI TJETËR →
CLARA UPLOAD TEST POST (delete me)

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

12 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

15 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

10 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë