RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
​Lushtaku: Jam i pafajshëm, por i persekutuar nga EULEX-i
🇽🇰 Kosova

​Lushtaku: Jam i pafajshëm, por i persekutuar nga EULEX-i

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe të bashkëakuzuarit Ismet Haxha, Rrustem Rukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjaku, Skender Tahiri, Bajram Dibrani e Sheremet Jashari, në gjykatën themelo

nga Gentrita Xhemajli24 korrik 202624 korrik 2026

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe të bashkëakuzuarit Ismet Haxha, Rrustem Rukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjaku, Skender Tahiri, Bajram Dibrani e Sheremet Jashari, në gjykatën themelore të Prishtinës, po presin për fjalët përfundimtare, në rastin ku akuzohen për krim të organizuar dhe frikësim të dëshmitarëve të mbrojtur në rastin “Drenica 1”.

Gjykimi në këtë rast po vazhdon për pikat 16, 17 dhe 18 të aktakuzës, ndaj Sami Lushtakut, Ismet Haxhës, Rrustem Rukollit, Fatmir Mjakut, Rexhep Xhotës, Skender Tahirit, Sheremet Jasharit dhe Bajram Dibranit, për të cilët procedura ishte veçuar.

Prokurorja Florije Shamolli tha se çështja gjyqësore ka qenë e stërzgjatur, dhe sipas saj, e gjithë kjo ka ardhur si pasojë e disa gabimeve teknike procedurale.

“Dalëngadalë erdhëm deri te përfundimi i kësaj çështjeje gjyqësore të stërzgjatur, e cila aktakuzë ishte ngritur nga ish-prokurorët e EULEX-it, mirëpo për shkak të disa veprimeve, gabimeve teknike procedurale, ishte kjo arsyeja pse gjykata dhe prokuroria patën vonesë në zgjidhjen e kësaj çështjeje penale”, tha Shamolli.

Ajo shtoi se, meqenëse të akuzuarit nuk e kanë pranuar fajësinë, Prokuroria ka propozuar administrimin e provave materiale dhe dëgjimin e dëshmitarëve, “të cilët e vërtetojnë se këta të akuzuar kanë kryer vepra penale për të cilën ngarkohen sipas Prokurorisë”, u shpreh ajo.

Mbrojtësi i Sami Lushtakut, avokati Artan Qerkini, tha se Prokuroria po kërkon që trupi gjykues t’i besojë një dëshmitari, i cili sipas tij ka ndryshuar disa herë deklarimin e tij. Ai shtoi se në fjalën përfundimtare do të ndalet edhe te çështja e paraburgimit dhe pretendimet për ndikim mbi dëshmitarët.

“Ajo që ne kuptuam është se Prokuroria po kërkon nga trupi gjykues që t’i besohet një dëshmitari i cili paska dhënë një deklaratë në fazën e hetimeve, e paska ndryshuar atë deklaratë, paska kërku mjete financiare për me ndryshu deklaratën dhe këtu kur ka ardhur në këtë sallë gjykimi ka ndryshuar në mënyrë kontraverse. Në fjalën time përfundimtare do të fokusohem te çështja e paraburgimit dhe fakti se si ka mundësi të pretendohet se dikush që ka qenë në paraburgim paska pasur mundësi që ta organizojë një grup për me ndiku në dëshmitarë. Duke qenë se rregullat janë shumë të rrepta dhe paraburgimi vazhdimisht është monitoruar nga EULEX”, tha Qerkini.

Ndërsa Lushtaku i kundërshtoi provat e prokurores Florje Shamolli, duke thënë se ndihet i pafajshëëm.

“As spo du me akuzu, as me e sha, as me e fy zonjën prokurore e as trupin gjykues. Unë qe 13 vjet persekutohem nga drejtësia e EULEX-it pa argumente dhe pa fakte. Gjykimi im ka ndodhur për krime lufte, për çka kam marr një denim prej 12 vjetve dhe i kam mbajt 4 vjet burg dhe jam shpallur i pafajshëm. E di që kjo aktakuzë ju ka vesh kësaj gjykate si një këmishë e hekurt nga EULEX-i i cili ka pas qëllim e ka ditë fort mirë që këtu nuk ka bazë juridike që unë të akuzohem për diçka që nuk kam lidhje. As dëshmitari F, as dëshmitari C nuk kane qene deshmitarë të drejtpërdrejt ndaj meje, po besoj që zonja prokurore e din shumë mirë këtë çështje. Një pjesë të ketyre nuk i kam njohur asnjëherë. Sheremetin e kam vendas por asnjëherë nuk kam pirë kafe. Prandaj për mua është e rëndësishme që unë e ndjej veten të pafajshëm, tha ai.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

49 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

51 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

55 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

17 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

34 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë