
Marsh i UÇK-së në Prishtinë për Ditën e Çlirimit
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës, sot është mbajtur marshi i UÇK-së në kryeqytet.
Marshi nisi nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe përfundoi në sheshin “Skënderbeu”, ku ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës parakaluan të veshur me uniformat e luftës.
Para nisjes së marshit, janë bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti.
Në homazhe morën pjesë veteranë të luftës së UÇK-së, si dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Rama tha se marshi është organizuar për të kujtuar sakrificën e luftëtarëve dhe dëshmorëve që kontribuan për lirinë e vendit.
“Kemi bërë një marsh si shenjë të përkujtimit të sakrificës së madhe, të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të secilit dëshmorë, të secilës familje që ka sakrifikuar gjithçka që sot ta kemi lirinë dhe demokracinë, që sot të bëhemi bashkë dhe të planifikojmë për të ardhmen e vendit tonë”, tha Rama.
Aktivitetet për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës nisën që në orët e mëngjesit me homazhe dhe një seancë solemne, ndërsa pritet të vazhdojnë edhe gjatë mbrëmjes me organizime të tjera në kryeqytet.
LAJMI TJETËR →
Kosova fiton medalje të bronztë në debutimin historik të kickboksit në Lojërat Mesdhetare
Më të fundit
Të gjitha →Futboll
Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti
1 orë më parë
Sport
Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete
2 orë më parë
Futboll
Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032
2 orë më parë
Kosova
Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
3 orë më parë