RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaFutboll
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Shqipëri-Serbi
Futboll

Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Policia e Shtetit do të ndërmarrë një sërë masash të sigurisë për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë të shtunën në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë. Policia njoftoi se ka hartuar planin ku përfs

nga Gentrita Xhemajli5 qershor 20255 qershor 2025

Policia e Shtetit do të ndërmarrë një sërë masash të sigurisë për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë të shtunën në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë.

Policia njoftoi se ka hartuar planin ku përfshihet edhe kontrolli i rreptë i tifozëve në hyrje të stadiumit me qëllim parandalimin e futjes në stadium, “të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta”.

Ajo ka edhe një apel për qytetarët që të mos ngrenë dronë në perimetrin e sigurisë (përreth stadiumit “Arena Kombëtare”) sepse do të rrëzohen, pasi Policia e Shtetit ka thënë se do të përdorë pajisje anti-dronë. Ndërkohë, ka bërë edhe thirrje që të mos hedhen sende të forta në fushën e lojës ose mbi njerëzit, pasi të gjitha këto veprime janë të dënueshme.

“Legjislacioni penal shqiptar e konsideron vepër penale, goditjen apo çdo vepër tjetër dhune, ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, dhe i dënon me burgim nga një deri në tre vjet. Kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë, apo nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet”, thuhet në njoftimin e Policisë shqiptare.

Në vitin 2014, ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë e zhvilluar në Beograd qe ndërprerë pasi një dron me flamurin e “Shqipërisë së Madhe” hyri në stadium, gjë që shkaktoi përleshje mes futbollistëve në stadium, thirrje nacionaliste të serbëve kundër shqiptarëve, e sulme të huliganëve serbë ndaj futbollistëve në fushë.

Në mesin e masave parashihet përcjellja e futbollistëve serbë në aeroport-hotel-stadium, ashtu si edhe përcjellja e futbollistëve të Shqipërisë për në stadium.

Disa akse rrugore në afërsi të qarkullimit do të kufizohen për qarkullim.

Policia e Shtetit ka thënë se ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’iu ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit.

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
LAJMI TJETËR →
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

17 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

2 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë