RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaFutboll
Ndeshja Serbi – Shqipëri pa tifozë dhe me masa të rrepta sigurie
Futboll

Ndeshja Serbi – Shqipëri pa tifozë dhe me masa të rrepta sigurie

Federata e Futbollit të Serbisë (FSS) ka njoftuar se për ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, që do të zhvillohet më 11 tetor në stadiumin “Dubocica” të Leskovacit, nuk do të ketë bileta në shitje për

nga Kaltrina Berila6 tetor 20256 tetor 2025

Federata e Futbollit të Serbisë (FSS) ka njoftuar se për ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, që do të zhvillohet më 11 tetor në stadiumin “Dubocica” të Leskovacit, nuk do të ketë bileta në shitje për publikun.

Ky vendim është marrë nga Komiteti i Emergjencave i FSS-së, në përputhje me vlerësimin e FIFA-s, udhëzimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, konsultimet me UEFA-n dhe përvojën e keqe nga ndeshja e ndërprerë në vitin 2014.

Sipas njoftimit zyrtar, pjesëmarrja në tribuna do të sigurohet vetëm përmes shpërndarjes së biletave të personalizuara për komunitetin e futbollit – federatat rajonale, klubet, nxënësit e shkollave të futbollit dhe prindërit e tyre, organizatat profesionale, sponsorët, mediat e akredituara, si dhe stafet mjekësore e organizative.

Në hyrje të stadiumit do të zbatohen kontrolle të rrepta sigurie, ndërsa çdo person do të duhet të paraqesë dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë), në përputhje me standardet më të larta të sigurisë.

FSS ka kujtuar se ndeshja e tetorit 2014 mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd u ndërpre, çka solli pasoja të rënda për kombëtaren serbe, përfshirë humbjen e një vendi në Kampionatin Evropian 2016.

Për këtë arsye, ndeshja e ardhshme është shpallur me rrezikun më të lartë të sigurisë nga FIFA, Ministria e Brendshme e Serbisë dhe vetë federata. FIFA do të dërgojë dy oficerë sigurie në Leskovac, ndërsa nuk do të ketë tifozë mysafirë në tribuna.

“Federata e Futbollit të Serbisë u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve që përmes sjelljes së tyre të kontribuojnë në një atmosferë të drejtë dhe sportive, në mënyrë që kombëtarja jonë të ketë kushtet më të mira për rezultat pozitiv në fushë”, thuhet në fund të njoftimit./kp

Temperatura përvëluese sot në Kosovë
LAJMI TJETËR →
Temperatura përvëluese sot në Kosovë

Lexo edhe

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

8 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

12 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë