Mbahet takimi i tretë i grupit punues për targat e veturave
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak sot ka pritur grupet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ku është diskutuar gjetja e zgjidhjes për targat e veturave. Në një posti
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak sot ka pritur grupet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ku është diskutuar gjetja e zgjidhjes për targat e veturave.
Në një postim në Twitter, Lajcak tha se dy delegacionet kanë pasur diskutim të thellë dhe u shpreh i bindur që ata do të gjejnë një zgjidhje të përhershme.
“Sot u mbajt në Bruksel takimi i tretë të Grupit Punues për targat e veturave. Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë u angazhuan në një diskutim të thellë. Jam i bindur qe do ta gjejnë një zgjidhje të përhershme për të mirën e qytetarëve të tyre”, ka shkruar Lajcak në Twitter./21Media
Today, the third meeting of the Working Group on Licence Plates took place in Brussels. Expert delegations of Kosovo and Serbia engaged in an in-depth discussion. I am confident that they will find a permanent solution for the benefit of their citizens.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) December 15, 2021

Më të fundit
Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro





