Nis takimi i Grupit Punues për Vizat në Bruksel
Tashmë ka nisur në Bruksel, takimi dy ditësh i Grupit Punues për Vizat, që mbahet në Këshillin e BE-së. Sot dhe nesër, me 12 e 13 tetor, grupi diskuton për disa çështje. Në mesin e këtyre temave është
Tashmë ka nisur në Bruksel, takimi dy ditësh i Grupit Punues për Vizat, që mbahet në Këshillin e BE-së.
Sot dhe nesër, me 12 e 13 tetor, grupi diskuton për disa çështje. Në mesin e këtyre temave është edhe liberalizimi i vizave për Kosovën. Takimi ka nisur në orën 10:00.
Ky organizim evropian do të diskutojë një të ashtuquajtur non-paper që do prezantohet aty nga Komisioni Evropian, raporton RTKlive.
Vendimin final për liberalizim, pas kryerjes së procedurave paraprake, e merr Këshilli Evropian (KE) me shumicë të kualifikuar.
Së pari, kolegji i komisionarëve pritet të miratojë Raportet e Progresit për vendet aspiruese për të hyrë në BE.
Në disa fusha raporti do jetë i ndryshëm për Kosovën, por tek liberalizimi i vizave Këshilli Evropian i mbetet besnik qëndrimit të vitit 2018.

Më të fundit
Të gjitha →
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë





