RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaFutboll
Ndeshja Itali – Izrael zhvillohet nën masa të rrepta sigurie
Futboll

Ndeshja Itali – Izrael zhvillohet nën masa të rrepta sigurie

Qyteti italian Udine ndodhet sot nën masa të jashtëzakonshme sigurie për shkak të ndeshjes Itali–Izrael, e vlefshme për fazën “play-off” të kualifikueseve evropiane për Kupën e Botës 2026. Takimi do t

nga Kaltrina Berila14 tetor 202514 tetor 2025

Qyteti italian Udine ndodhet sot nën masa të jashtëzakonshme sigurie për shkak të ndeshjes Itali–Izrael, e vlefshme për fazën “play-off” të kualifikueseve evropiane për Kupën e Botës 2026. Takimi do të zhvillohet në orën 20:45 në “Stadio Friuli”, përpara rreth 10 mijë tifozëve, pasi autoritetet kanë kufizuar kapacitetin për arsye sigurie.

Në të njëjtën kohë, në qytet është paralajmëruar një marshim pro-Palestinë, që pritet të mbledhë po aq pjesëmarrës sa numri i tifozëve në stadium. Për këtë arsye, Ministria e Brendshme italiane ka përgatitur një plan të gjerë sigurie, me rreth 1000 forca policie, karabinierë dhe ushtarë në terren, si dhe me mbikëqyrje nga helikopterë dhe dronë.

Rreth stadiumit është shpallur “zonë e kuqe”, ku kontrollet do të jenë të rrepta me detektorë metalesh dhe pajisje rreze X. Në disa pika do të vendosen edhe snajperë, ndërsa ekipi i Izraelit shoqërohet nga agjentë të shërbimit sekret “Mossad”.

Prefekti i Udines ka ndaluar shitjen e pijeve në shishe qelqi apo kanaçe dhe ka urdhëruar heqjen e tavolinave, karrigeve dhe çadrave nga ambientet e jashtme të bareve dhe restoranteve pranë zonës së ndeshjes.

Masat synojnë të shmangin çdo incident gjatë një mbrëmjeje që konsiderohet me “rrezik të lartë sigurie”.

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
LAJMI TJETËR →
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

1 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

1 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

10 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

12 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

13 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

14 orë më parë