
NLB Banka shpërblehet me çmim prestigjioz nga Euromoney – Çmimi për Ekselencë 2025
NLB Banka është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Banka më e mirë për konsumatorët” (Best Bank for Consumers) për Kosovë nga revista ndërkombëtare financiare Euromoney, në kuadër të Çmimeve për Ekselen
NLB Banka është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Banka më e mirë për konsumatorët”
(Best Bank for Consumers) për Kosovë nga revista ndërkombëtare financiare Euromoney, në
kuadër të Çmimeve për Ekselencë 2025.
Ky është një vlerësim i lartë që dëshmon qartë fokusin e NLB Bankës për klientët.
Ky çmim prestigjioz vjen si pasojë e një përkushtimi të vazhdueshëm për të ofruar produkte dhe
shërbime bankare që janë inovative, të sigurta dhe të përshtatura me nevojat e klientëve.
Rezultatet e shkëlqyera bankare të NLB Banka të shënuara në vitin e fundit janë njohur dhe
shbërblyer me këtë çmim.
NLB Banka ka shkëlqyer me një sërë iniciativash që kanë përmirësuar ndjeshëm përvojën e
klientit: duke përfshirë ofrimin e një game të gjërë produktesh e shërbimesh bankare për
klientë, ofrimin e zgjidhjeve të personalizuara për klientë, digjitalizimin e shërbimeve bankare,
fuqizimin e edukimit financiar etj.
“Ky çmim është një vlerësim i jashtëzakonshëm për gjithë punën tonë dhe një motivim shtesë
për të vazhduar rrugën drejt inovacionit dhe shërbimit cilësor për konsumatorë.” u shpreh Gem
Maloku, Kryetar i Bordit Udhëheqës në NLB Banka.
NLB Banka i falënderon klientët e saj për besimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe
punonjësit, të cilët me përkushtimin dhe punën e tyre kontribuan në këtë arritje: Ky sukses
është i përbashkët!" – theksohet nga banka, duke dëshmuar rëndësinë e marrëdhënies së
tyre me klientët.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






