OBSH konfirmon 780 raste të lisë së majmunëve në 27 vende
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka konfirmuar 780 raste të lisë së majmunëve në 27 vende të botës. “Aktualisht, rreziku i shëndetit publik në nivel global vlerësohet si i moderuar duke pasur
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka konfirmuar 780 raste të lisë së majmunëve në 27 vende të botës.
“Aktualisht, rreziku i shëndetit publik në nivel global vlerësohet si i moderuar duke pasur parasysh se kjo është hera e parë që kemi kaq shumë raste të lisë së majmunëve,” tha OBSH.
Megjithatë, zyrtarët paralajmëruan se rreziku i shëndetit publik “mund të bëhet i lartë nëse ky virus shfrytëzon mundësinë për t’u vendosur në vendet jo-endemike si një patogjen i përhapur njerëzor”.
Shifrat e fundit nuk llogarisin infeksionet në vendet afrikane ku virusi konsiderohet endemik.
Lija e majmunëve konsiderohet një sëmundje më pak e rëndë në krahasim me linë, e cila u zhduk në vitin 1980.
Patogjeni transmetohet nga personi në person përmes kontaktit të ngushtë fizik.
Simptomat zakonisht zhduken brenda disa javësh, por herë pas here mund të çojnë në komplikime dhe vdekje në raste shumë të rralla.
Askush nuk ka vdekur në mesin e 780 rasteve të raportuara.
Drejtori i Klinikës Infektive në Prishtinë, Arben Vishaj për portalin rtv21.tv javë më parë ka thënë se kjo sëmundje te ne për momentin nuk paraqet ndonjë problem.
“Sëmundje të tilla çdo vit paraqiten nëpër botë”, ka thënë Vishaj.
Rikujtojmë se në Kosovë deri më tani ka vetëm dyshime për një rast të lisë së majmunëve, rast ky që është dërguar për testim jashtë vendit./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur






