
Rakiq dhe Simiq me dy kërkesa te KFOR-i për ta ndalur protestën
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe ish-deputeti Igor Simiq në një paraqitje para mediave, në protestën para objektit të Komunës së Zveçanit, kanë paraqitur kërkesat e protestuesve serbë, duke th
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe ish-deputeti Igor Simiq në një paraqitje para mediave, në protestën para objektit të Komunës së Zveçanit, kanë paraqitur kërkesat e protestuesve serbë, duke thënë se nuk do të largohen deri në realizimin e tyre.
Rakiq tregoi për dy kërkesat që ua kanë përcjell ushtarëve të KFOR-it dhe ambasadave në Prishtinë.
“Kemi dy kërkesa; se sherifët e paligjshëm, jo legjitimë, siç e quajnë veten, këta kryetarët e sapo zgjedhur, të shkojnë nëpër shtëpitë e tyre, dhe le ti udhëheqin atje të afërmit, gratë, fëmijët e tyre dhe të afërmit e tjerë dhe e gjithë njësia speciale që ndodhet në ndërtesën e komunës, rreth ndërtesës së komunës të tërhiqen në jug me të gjitha mjetet e blinduara”, tha ai.
Ish-deputeti Igor Simiq tha se nuk do të ndalën së protestuari deri në realizimin e kërkesave të tyre.
“Këtu do rrimë derisa të plotësohen kërkesat tona, jemi në tokën tonë, ata kanë ardhur këtu të paftuar”, tha ai, se janë të interesuar për paqe.
Protesta në Zveçan ende po vazhdojnë.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura






