
Reshjet e borës, Policia me apel për shoferët
(Lajm i përditësuar) Reshjet e borës, Policia me apel për shoferët Për shkak të reshjeve të shiut dhe të borës, policia ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë ngasjes. Në njoftimin e policisë kërkohet
(Lajm i përditësuar)
Reshjet e borës, Policia me apel për shoferët
Për shkak të reshjeve të shiut dhe të borës, policia ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë ngasjes.
Në njoftimin e policisë kërkohet nga shoferët që të mbajnë distancë dhe ngadalësim të shpejtësisë gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë dhe borë.
“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë dhe borë”, thuhet në njoftim.
Borë në pranverë
Në ditët e para të stinës së pranverës, po mban mot i paqëndrueshëm, me borë dhe me temperatura nën vlerat e mesatareve.
Në disa fotografi të dërguar nga lexuesit tanë shihet që në disa vende bora ka mbuluar rrugët.
Në orët e pasdites në Kosovë kanë filluar edhe reshjet e shiut ashtu siç ishte paralajmëruar edhe nga meteorologët.


Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






