Reshjet e para të borës, policia bën apel tek qytetarët
Apel për kujdes gjatë vozitjes Policia e Kosovës, ka apeluar për të gjithë shoferët që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes për shkak të të reshurave atmosferike. “Nga data 15 nëntor deri me 15 mar
Apel për kujdes gjatë vozitjes
Policia e Kosovës, ka apeluar për të gjithë shoferët që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes për shkak të të reshurave atmosferike.
“Nga data 15 nëntor deri me 15 mars, kërkohet që mjetet në qarkullim t’i kenë pajisjet dimërore. Apelojmë për të gjithë shoferët që të kenë kujdes të shtuar për shkak të të reshurave atmosferike-dëborës”, thuhet në postimin e policisë në Facebook.
Ndërsa, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njoftoi qytetarët e Republikës së Kosovës, se 17 kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve në sezonin dimëror (14 për 7 regjionet e Kosovës dhe 3 kompani për autostrada), janë të gatshme me makineri dhe sasi të bollshme të kripës, që nga data 15 nëntor./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura






