
Ribashkimi pas 15 vitesh, Halit Ergenç thyen heshtjen për Meryem Uzerlin
Pas plot 15 vitesh nga suksesi i jashtëzakonshëm i serialit “Sulejmani i Madhërishëm”, dy prej emrave më të dashur të ekranit turk, Halit Ergenç dhe Meryem Uzerli, janë ribashkuar sërish në një projekt të ri kinematografik që ka ngjallur interes të madh edhe jashtë Turqisë.
Filmi i ri titullohet “Imrozda Bahar” (në shqip: “Pranverë në Imroz”) dhe vjen nën regjinë e Özcan Alper. Në këtë produksion, dy aktorët marrin rolet kryesore, duke rikthyer në ekran bashkëpunimin e tyre të dikurshëm dhe kiminë që i bëri një nga dyshet më të komentuar dhe më të pëlqyera në historinë e televizioneve turke.
I pyetur nga mediat turke për ribashkimin me Uzerli-n, Halit Ergenç u shpreh shkurt, por me entuziazëm për përvojën në sheshxhirim: “Ishte vërtet shumë bukur të punoja sërish me Meryem-in…”, tha ai.
Ky rikthim ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale, ku fansat e dy aktorëve e kanë cilësuar projektin si një nga ngjarjet më të rëndësishme të kinemasë për vitin 2026.
Për publikun, Ergenç dhe Uzerli mbeten të lidhur fort me rolet ikonike të Sulltan Sulejmanit dhe Hyrremit, ndërsa shumë prej ndjekësve e shohin këtë dyshe si një “garanci suksesi” në çdo produksion ku bashkohen.
Ndërkohë, më shumë detaje rreth historisë së filmit, kastit të plotë dhe datës së premierës pritet të bëhen publike në ditët në vijim, përmes programeve të kronikës rozë dhe mediave të showbiz-it në Turqi.

LAJMI TJETËR →
Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti
Më të fundit
Të gjitha →
Sport
Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete
51 min më parë

Futboll
Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032
1 orë më parë

Kosova
Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
2 orë më parë

Kosova
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
2 orë më parë





