Ronaldo i falënderohet Realit
Për 100 golat në Evropë, Cristiano Ronaldo ka falenderuar skuadrën ku është duke luajtur Cristiano Ronaldo ka thyer edhe një rekord në karrierën e tij të pasur. Të mërkurën Ronaldo hyri në histori të
Për 100 golat në Evropë, Cristiano Ronaldo ka falenderuar skuadrën ku është duke luajtur
Cristiano Ronaldo ka thyer edhe një rekord në karrierën e tij të pasur. Të mërkurën Ronaldo hyri në histori të futbollit në Evropë, ku me dy golat e tij ndaj Bayernit, u bë futbollisti i parë që ka shënuar 100 gola në garat evropiane.
Për këtë arritje të jashtëzakonshme portugezi ka falënderuar klubin e tij aktual Real Madrid.
“Është një nder për mua që kam arritur në shifrën e 100 golave në Evropë. Ndaj Bayernit ishte një ditë speciale, që u kurorëzua me një fitore të rëndësishme. Jam shumë i lumtur. Dua të falënderoj Realin për mundësinë që më ka dhënë të jem pjesë e një klubi kaq të madh, si dhe bashkëlojtarët e mi gjithashtu”, ka deklaruar Ronaldo për faqen zyrtare të klubit duke thënë se është tejet i lumtur.
“Kur kam filluar të shënoja gola në Ligën e Kampionëve, nuk e kam menduar se do të arrija një rekord të këtillë. Jam shumë i lumtur pasi që kam arritur diçka shumë të vështirë”, ka përfunduar ai.








