Ronaldo në histori të UEFA-s
Cristiano Ronaldo edhe njëherë ishte protagonist në fitoren e Real Madridit Ylli portugez ndihmoi rikthimin e Realit ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve, duke realizuar dy gola që mund të jenë
Cristiano Ronaldo edhe njëherë ishte protagonist në fitoren e Real Madridit
Ylli portugez ndihmoi rikthimin e Realit ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve, duke realizuar dy gola që mund të jenë vendimtar për kualifikimin e Los Blancos në gjysmëfinale.
Me këto dy realizime ai bëhet futbollisti i parë që arrin në kuotën e 100 golave në garat e UEFA-s.
Ronaldo numëron 84 gola me Realin dhe 16 të tjera me Manchester Unitedin. Portugezi është shumë afër ta mbërrijë edhe shirën e 100 golave në Ligën e Kampionëve, pasi që aktualisht ka 97 sosh në garën më prestigjioze evropiane.
CR7 e ka arritur këtë shifër në 143 paraqitje në garat evropiane.

Më të fundit
Të gjitha →
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë





