Dënohet me 24 vjet e gjysmë burg Pjeter Ndrecaj

 

Gjykata në Gjakovë e ka dënuar Pjetër Ndrecajn me 24 vjet e gjysmë burg.

Ndrecaj u soll i prangosur dhe me maskë mbrojtëse në seancën ku u shpall fajtor për vrasjen e gruas dhe vajzës në fshatin Brekoc të Gjakovës në gusht të vitit 2018. Ky është vendimi i dytë i gjykatës në Gjakovë për këtë rast pasi një vendim i vitit të kaluar për burgim të përjetshëm ishte kthye rnë rigjykim nga Gjykata e Apelit.

Pjetër Ndrecaj në nëntor të vitit të kaluar ishte dënuar me 24 vite burgim nga Gjykata e Gjakovës, ndërsa dy muaj më vonë atij i ishin shtuar edhe një vit e tetë muaj për rrahjen e ish-bashkëshortes së tij Valbona Ndrecaj.Nga Gjykata e Apelit, Pjetër Ndrecajt iu dha dënimi më i lartë në Kosovë, dënim ky me burgim të përjetshëm, ndërsa Gjykata Supreme kishte vendosur që këtë rast ta kthejë në rigjykim.

Kolegji i Gjykatës Supreme kishte konstatuar se në aktgjykimin e shkallës së parë ishin bërë shkelje esenciale të procedurës penale, e më pas Gjykata e shkallës së dytë kishte kaluar mbi këto shkelje.

Valbona Ndrecaj së bashku me vajzën e saj ishin qëlluar për vdekje nga kryefamiljari mbrëmjen e shtatë gushtit 2018.

Para dy ditësh ishte dhënë edhe fjala përfundimtare e këtij rasti.Pjetër Ndrecaj kishte dhënë mbrojtjen e tij, ku kishte treguar se në Polici kishte kuptuar se e kishte vrarë gruan e tij, Valbonën.

Në këtë rast kishte dëshmuar edhe eksperti i psikiatrisë.Para tre javësh, një seancë e këtij rasti ka dështuar të mbahej.

Ndonëse kanë kaluar 2 vite nga vrasja e dyfishtë, ky rast ende po vazhdon të gjykohet.Seanca e fundit në këtë rast është mbajtur më 11 mars.

Në këtë rast pritet që të sillet shkresa e ekzaminimit psikiatrik e më pas edhe mbrojtja e të akuzuarit.Kallxo.com ka raportuar në vazhdimësi për rastin.

Në këtë rast gjyqësor kishin dëshmuar edhe dy vëllezërit e Valbonës, Shkelzen dhe Kujtim Marku.Në disa seanca Pjetër Ndrecaj ishte sjellë me jelek antiplumb në Gjykatë.

Një seancë nuk ishte mbajtur me kërkesë të Prokurorisë.Në një seancë të mbajtur në muajin tetor ishte kërkuar raport psikiatrik për të akuzuarin.

Në seancën fillestare, Pjetër Ndrecaj nuk e kishte pranuar fajësinë për vrasjen e gruas dhe vajzës së tij.Ai ishte sjellë në Gjykatë i lidhur me zinxhirë.Për këtë rast ishte kërkuar përjashtimi i Gjykatës dhe Prokurorisë.Pjetër Ndrecaj ishte gjykuar e dënuar për vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Ai gjendet në paraburgim nga data 7 gusht 2018./kallxo.com

Back to top button