
Rrufeja godet tufën e deleve në Dërdushë të Pogradecit, ngordhin rreth 10 krerë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Dërdushë, në Bashkinë Pogradec, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë motit të keq. Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e goditjes n
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Dërdushë, në Bashkinë Pogradec, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë motit të keq.
Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e goditjes nga rrufeja kanë ngordhur rreth 10 dele, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike për pronaren e tufës, Tatjana Beçoku.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Drejt zonës është nisur sektori veterinar për verifikimet në terren. /vizionplus.tv

LAJMI TJETËR →
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë







