
ShBA do dialog strategjik me Kosovën veç kur i plotëson kushtet
Ambasada e SHBA-së në Kosovë i tha RTV21 se një bashkëpunim i thellë mes ShBA-së dhe Kosovës kërkon që të gjitha institucionet në vend të jenë të konstituuara dhe plotësisht funksionale. Sipas saj, di
Ambasada e SHBA-së në Kosovë i tha RTV21 se një bashkëpunim i thellë mes ShBA-së dhe Kosovës kërkon që të gjitha institucionet në vend të jenë të konstituuara dhe plotësisht funksionale. Sipas saj, dialogu strategjik nis kur kushtet të jenë të përshtatshme dhe nga ky proces, tha Ambasada në përgjigjen përmes një zëdhënësi të saj, do të përfitonin të dyja vendet në fushat si energjia, siguria kibernetike, mbrojtja, sektori i teknologjisë dhe infrastrukturës.
“Ne mezi presim të zhvillojmë një dialog strategjik me Kosovën kur kushtet të jenë të përshtatshme. Ekziston një mundësi e shkëlqyer për të zgjeruar marrëdhëniet tona dypalëshe në fusha të shumta që do të përfitonin në kuadër të një dialogu strategjik, nga energjia dhe siguria kibernetike deri te bashkëpunimi në mbrojtje, zhvillimi i infrastrukturës dhe sektori i teknologjisë. Një bashkëpunim i tillë i thellë kërkon që të gjitha institucionet qeverisëse të jenë të konstituuara dhe funksionale plotësisht. Për të rinisur planifikimin për një dialog strategjik, ne duam të shohim hapa konkretë nga qeveria kujdestare për të çuar përpara qëllimin tonë të përbashkët për forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik, duke përfshirë përmbushjen e angazhimeve nga ana e Kosovës në lidhje me serbët e Kosovës”
Dialogu Strategjik ishte pezulluar në shtator të vitit të kaluar për shkak të, siç është thënë, qasjes së Qeverisë në detyrë ndaj institucioneve serbe që funksiononin në Kosovë si dhe ndaj institucioneve të drejtësisë të cilat sipas ShBA-së kishin rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë.
Duke përmendur kushtet të cilat, sipas tij, po i kërkon SHBA-ja, analisti politik Afrim Kasolli thotë se një faktor tjetër për mosnisjen e dialogut strategjik është edhe çështja e gazit amerikan.
“S’ka diskutim se kjo është një goditje pasi në të njëjtën kohë Serbia po e fillon dialogun strategjik pa asnjë kusht. Dy janë kriteret kryesor qës qeveria duhet te tregohet e përkushtuar: të mos përdorë veprime të njëanshme ne veri si dhe bashkësia e komunave serbe. Një arsye tjetër janë edhe telashet lidhur me gazin amerikan për shkak se Serbia po e nis këtë proces pa u kushtëzuar për obligimet në raport me Kosovën sepse ajo ka pranuar t’i qaset gazit”, tha Kasapolli për rtv21
Dialogu strategjik i SHBA-së me Kosovën kishte për qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike në dobi të qytetarëve amerikanë dhe kosovarë.
Analisti politik, Arton Muhaxheri thotë se e Kosova është mbrapa në këtë proces për shkak qeverisë aktuale.
Incizimi: Arton Muhaxheri, analist politik
“Ata po vazhdojnë të na qortojnë e këshillojnë se në duhet të çojmë fe na kërkojë e. Këshillojnë se ne duhet te ti çështjet e komuniteti serb te cilin qeveria përveç se ka bere edhe e ka acaruar situatën me tepër andaj ne kemi mbrapa në këtë te dialog dhe si rrjedhojë ks do të humbë shumë. Këto janë pjesë e marrëveshjeve nënshkrimeve qe i ka arritur Kurti në Bruksel e Ohër për këtë gjë e kane pastaj edhe çështja e veriut ndër hyrjeve të një anashme”, deklaroi Muhaxheri për rtv21
Dialogu strategjik është një proces që Departamenti i Shtetit në shumicën e rasteve zhvillon me vende të ndryshme të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale.
Ky proces përfshin diskutime të nivelit të lartë që zhvillohen mes dy vendeve, mbi një gamë të gjerë temash si mbrojtja, siguria, mjedisi, energjia, bashkëpunimi ekonomik etj./RTV21/21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






