
Thaçi: Nuk kemi nevojë për bashkëpunim me opozitën, VV-ja i fiton mbi 50%
Deputeti i Vetëvendosjes, Halil Thaçi për RTV21 ka thënë Vetëvendosje nuk ka nevojë për koalicione pas zgjedhore, sipas tij, ky subjekt politik do të fitojë mbi 50% të votave. Deputeti Thaçi, po ashtu
Deputeti i Vetëvendosjes, Halil Thaçi për RTV21 ka thënë Vetëvendosje nuk ka nevojë për koalicione pas zgjedhore, sipas tij, ky subjekt politik do të fitojë mbi 50% të votave.
Deputeti Thaçi, po ashtu tha se nuk do të jetë deputet i një mazhorancë në të cilën kryeministër do të ishte Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku apo Ramush Haradinaj.
“Konsideroj që më këtë konsulacion që e kanë partitë opozitare në asnjë mënyrë nuk do të ketë nevojë për koalicion, por edhe nuk do të bëjmë koalicion sepse ne do të fitojmë mbi 50%. Unë kurrë nuk do të jem deputet i asaj mazhorance ku Ramush Haradinaj. Personalisht për veti po flas. Asnjëherë nuk do të jem deputet i asaj mazhorance ku kryeministër janë Ramushi, Lumiri dhe Hamza”, tha Thaçi./RTV21/21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





