RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
Trump kërkon “armëpushim të menjëhershëm” në Ukrainë
🌍 Bota

Trump kërkon “armëpushim të menjëhershëm” në Ukrainë

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri thirrje të dielën për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë, menjëherë pas një takimi në Paris me Presidentin francez Emmanuel Mac

nga Gentrita Xhemajli8 dhjetor 20248 dhjetor 2024

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri thirrje të dielën për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë, menjëherë pas një takimi në Paris me Presidentin francez Emmanuel Macron dhe atë ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, duke thënë se Kievi “do të donte të arrinte një marrëveshje” për t’i dhënë fund luftës vazhdon prej mbi 1000 ditësh.

Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, Trump shkruan se Moska dhe Kievi kanë humbur qindra mijëra ushtarë në një luftë që “nuk duhet të kishte filluar kurrë”. “Duhet të ketë një armëpushim të menjëhershëm dhe të fillojnë negociatat. Shumë jetë po humbin pa nevojë, shumë familje po shkatërrohen”, tha ai, ndërsa i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin të veprojë për t’u dhënë fund luftimeve.

Komentet e Trump erdhën pas takimit të shtunën me presidentin Zelenskyy dhe homologun e tij francez, Emmanuel Macron, të cilin zoti Zelenskyy më vonë e përshkroi si “konstruktiv”.

Duke folur me gazetarët më vonë po të shtunën, zoti Zelenskyy këmbënguli se çdo marrëveshje paqeje “duhet të jetë e drejtë” për ukrainasit, “në mënyrë që Rusia dhe Putini apo çdo agresor tjetër të mos kenë mundësinë të kthehen”.

Në një përditësim të veçantë në mediat sociale të dielën, Zelenskyy pohoi se Kievi ka humbur 43,000 ushtarë që nga fillimi i agresionit të Moskës më 24 shkurt 2022, ndërsa 370,000 të tjerë janë plagosur. Si Rusia ashtu edhe Ukraina kanë hezituar të publikojnë shifrat zyrtare të viktimave, por zyrtarët perëndimorë kanë thënë se muajt e fundit të luftës së ashpër në Ukrainën lindore kanë sjellë humbje rekord për të dyja palët, me dhjetëra mijëra të vrarë dhe të plagosur çdo muaj. /VOA

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

48 min më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

2 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

5 orë më parë