Vrasja në Gjilan, në vend të ngjarjes u gjet edhe marihuanë
Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur mbrëmjen e së hënës në lagjen Arbëria të Gjilanit. Sot Policia e Kosovës bëri të ditur se në lidhje me rastin ka arrestuar edhe personin e gjashtë
Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur mbrëmjen e së hënës në lagjen Arbëria të Gjilanit.
Sot Policia e Kosovës bëri të ditur se në lidhje me rastin ka arrestuar edhe personin e gjashtë i cili ishte duke u trajtuar në QKUK.
Gjithashtu Policia njoftoi se në vendin e ngjarjes është gjetur substancë e dyshuar narkotike, e llojit marihuanë.
“Në vendin e ngjarjes, është gjetur sasi substancës e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë 10.5 gram dhe një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”, njofton Policia.
Dje Policia njoftoi se në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 7 copë gëzhoja të kalibrave 7.65 dhe 9 mm./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






