Potter: Fokusi im është ta mposht Liverpoolin

Trajneri i Chelseat, Graham Potter ka folur në një konferencë për media për ndeshjen e nesërme kundër Liverpoolit.
Potter tha se fokusi i vetëm i tij është që ta mposht Liverpoolin, si dhe foli për situatën e lëndimeve te Chelsea.
Potter tregoi se Reece James dhe Ben Chilwell janë shumë pranë rikthimit në fushë, por jo në ndeshjen e nesërme kundër Liverpoolit.
“Ruben Loftus-Cheek ishte në bankën rezervë në ndeshjen e fundit, por ai është më afër tani. Reece James i është bashkuar skuadrës në stërvitje por nuk do të jetë i përfshirë këtë vikend. E njëjta gjë është edhe për Ben Chilwell”, tha Potter.
“Ta mposht Liverpoolin është fokusi im i vetëm. Nuk brengosem për atë se çfarë do të ndodh pas pesë muajve. Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi. Kemi kaluar nëpër një periudhë shumë të vështirë por ende jemi të bashkuar si skuadër dhe ekip. Kështu që kjo është gjë pozitive”, shtoi më tej Potter.
Potter analizoi edhe situatën e Liverpoolit sa i përket lëndimeve të lojtarëve.
“Nuk ka rëndësi se kush je – dhe ne po flasim për njërën nga skuadrat më të mira që Premier Liga e ka parë, dhe për njërin nga trajnerët më të mirë që ka parë Premier Liga – nëse ke lëndime atëherë ju keni probleme”, tha Potter.
Nesër me fillim nga ora 13:30 Chelsea do të zhvillojë ndeshje si mysafirë kundër Liverpoolit në stadiumin “Anfield Road”.

Back to top button