“Pozicioni politik pas taksës e vë Kosovën në defanzivë në dialogun me Serbinë”

Sipas Hasanit, duhet urgjentisht që të definohet pozicioni rreth taksës

Juristi Enver Hasani rreth taksës së vendosur ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës u shpreh se në fillim nuk është qartësuar qëllimi i çështjes së taksës.

“Mendoj që taksa është dashtë me pasë një qëllim ma modest pa marrë parasysh që goditja mund të ketë qenë dhe është e fuqishme”, tha Hasani.

Ai në RTV21 deklaroi se në vend që të përdoret taksa për qëllime të brendshme politike, sipas tij, duhet të formohet një komision, që ta përcjell se sa po fitohet, sa s’po fitohet dhe për hapat e mëtejmë.

“Mënyra tash se si ka ardhë gjendja me gjithë këtë presion ndërkombëtar e bën të domosdoshme të rishikohet çështja e politikës prej moratoriumi dhe prapë të rishikohet qëllimi”, tha Hasani në RTV21, duke shtuar se duhet të krijohet definohet pozicioni rreth taksës.

“Kjo mënyrë si është kështu mendoj që e ka vu Kosovën e futë Kosovën në defanzivë në bisedat me Serbinë dhe ia shton një hendikep prandaj mendoj që duhet urgjentisht të definohet pozicioni rreth taksës. Megjithëse të gjithë pajtohen që është mirë që është futë taksa, por tash nuk mund të përfitojë vetëm një segment i spektrit politik, mendoj duhet të shikohet në dritën e meratoriumit, dinamika, strategjia  e bisedimeve e kështu me radhë, të përfitohet, të mos jesum, mos ta shndërrojmë qëllimin mjet.”, shtoi më tutje Hasani, shkruan rtv21.tv

Pas fushatës së Serbisë për mos anëtarësimin e Kosovës në Interpol, Kosova ka vendosur masën 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës më 21 nëntor, ndërsa më 28 dhjetor të vitit 2018, kjo taksë ka hyrë në fuqi edhe për brendet ndërkombëtare që importohen nga këto dy shtete. Kundër kësaj takse janë shprehur Bashkimi Evropian e po ashtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës./21Media

Back to top button