Prapë “fluturon” çmimi i naftës në Kosovë

Lufta ruse në Ukrainë ka ndikuar edhe në destabilizimin e çmimit të derivateve. Si pasojë e kësaj lufte, rritje të çmimit ka pasur edhe në Kosovë.
Çmimi i naftës sa ishte 1.51-1.52 euro para dy ditësh, tani një litër naftë është 1.58-1.59 euro.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani për portalin rtv21.tv ka thënë se çmimi i naftës në Kosovë varet nga bursa ndërkombëtare.
“Çmimin e përcakton berza dhe organizata prodhuse OPEC, Oferta dhe kërkesa”, ka thënë Berjani.
Portali rtv21.tv ka vizituar disa pika të karburanteve në vend ku ka parë se çmimi i naftës lëvizë për rreth 7 cent.
Çmimi i naftës në javën e parë të marsit kishte shkuar deri në 1 euro e 74 cent për litër./21Media

 

Back to top button