Prebreza: Haradinaj ka të drejtë të bëjë thirrje për mbrojtjen e taksës

Prebreza foli edhe për masën e reciprocitetit

Visar Prebreza nga BIRN në emisionin debatues “Click” komentoi deklaratën e kreut të Qeverisë, Albin Kurti, për vendosjen e masës së reciprocitetit. Prebreza tha se për ta vendosur masën e reciprocitetit, duhet të analizohen se cilat janë pengesat politike që i bën Serbia – Kosovës.

Sa i përket taksës, Prebreza deklaroi se taksa e ka kryer punën e vetë. Kurse lidhur me lutjen që i ka drejtuar ish-kryeministri Ramush Haradinaj, kryeministrit aktual për taksën, tha se vetëm atij i takon ta mbrojë taksën.

Kurse hipokrizi e konsideroi deklaratën e liderit të PDK-së, Kadri Veseli për taksën, e që sipas Prebrezës ai nuk ka të drejtë të bëjë thirrje për mbrojtjen e saj sepse ishte Veseli që vitin e kaluar e ka lënë në ”lloç” Haradinajn për taksën./21Media

Back to top button