Prej sot masa lehtësuese anti-Covid

 

Me vendimin e Qeverisë që u miratu mbrëmë, prej sot hyjnë në fuqi masat lehtësuese anti-Covid në Maqedoninë e Veriut.

Ora policore do të shkurtohet për dy orë. Gjegjësisht, në vend se në ora 21:00, prej sot ora policore do të fillojë në ora 23:00 dhe do të mbarojë në ora 05:00 të ditës së nesërme.

Gjithashtu, Qeveria solli vendim edhe për zgjatjen e orarit të punës së objekteve hotelerike. Do të punojnë në pjesën e hapur – në veranda deri në ora 22:30.

Lehtësimi i masave erdhi, ngaqë u shënua rënie e numri të infektimeve me Covid-19 dhe u ul presioni në spitalet Covid./TV21

Back to top button