Premier Liga ka një lider të ri, City shumë i fortë për Arsenalin

(Lajm i përditësuar)
Ka përfunduar derbi mes Arsenalit dhe Manchester Cityt, ku kampioni anglez ka siguruar pikët e plota dhe është ngjitur në krye të Premier Ligës.
Pas plot 90’ minutave lojë dramatike të zhvilluar në stadiumin “Emirates”, Manchester City e ka mposhtur Arsenalin si mysafirë me rezultat 3:1.
Fitoren Cityt ia siguruan golat e Kevin De Bruynes (minuta e 24’), Jack Grealish (minuta e 72’) dhe Erling Haaland (minuta e 82’).
Ndërkaq, golin e nderit për Arsenalin e shënoi Bukayo Saka nga penalltia në minutën e 42’ të ndeshjes.
Me pikët e reja, City ngjitet në krye të Premier Ligës me 51 pikë, aq sa ka edhe Arsenali në vendin e dytë me një ndeshje më pak të zhvilluar, por me golaverazh me të dobët se kampioni anglez.
Rezultati final i ndeshjes, 3:1 në favor të Cityt.
Saka shënon kundër Cityt
Është barazuar gjithçka në stadiumin “Emirates”, ku Arsenali ka gjetur golin e parë të ndeshjes kundër Cityt.
Skuadra e Arsenalit ka arritur ta barazojë rezultatin në 1:1 në derbin kundër Manchester Cityt.
Ishte Bukayo Saka ai i cili barazon në 1:1 rezultatin për Arsenalin në minutën e 40’ nga penalltia.
Ndizet derbi mes Arsenalit dhe Cityt
Tanimë është shënuar goli i parë i derbit anglez mes Arsenalit dhe Manchester Cityt.
Kampioni anglez ka arritur të kalojë në epërsi prej 1:0 në ndeshjen si mysafirë ndaj liderit të Premier Ligës, Arsenalit.
Ishte Kevin De Bruyne ai i cili kaloi skuadrën e Guardiolas në epërsi në minutën e 24’.

Back to top button