Rihanna për shtatzëninë e parë: Rocky donte djalë

Rihanna ka rrëfyer shumëçka nga jeta e saj personale në një intervistë të dhënë së fundmi për “Vogue” të Britanisë së Madhe.
Teksa ka folur rreth shtatzënisë së saj të parë, këngëtarja nga Barbadosi ka treguar se si i dashuri i saj, reperi ASAP Rocky dëshironte të kishte një djalë.
“Rocky donte ta dinte gjininë e foshnjës. Ai donte një djalë. Në fillim ai ishte i hapur për këtë, por më pas ai thoshte: Jo, dua një djalë, jam i sigurt. Dhe unë thoja vetë me vete: Zot, të lutem bëj që ky njeri të marrë atë që do”, ka thënë Rihanna duke buzëqeshur.
Rihanna bashkë me djalin e saj 9-muajsh kanë pozuar në një sërë fotografish për “Vogue”, të cilat janë edhe të parat për fëmijën e saj të parë. Gjatë performancës së saj të dielën në “Super Boël” Rihanna zbuloi që është në pritje të fëmijës së dytë.
Këngëtarja e cila javën e ardhshme mbush 35 vjeç, ka zbuluar edhe raportet me ASAP Rockyn duke thënë se ndihet me fat që është pranë tij.
“Ne jemi shokët më të mirë me një bebe. Çdo gjë ndryshon kur ke një bebe, të bën më të afërt”, ka shpjeguar ajo.
Rihanna ka treguar edhe për admirimin që i biri i saj ka për babain, duke thënë se nganjëherë ndihet e “lënë anash”.
“Unë rri anash kur ata janë bashkë. Unë në fakt bëhem ajo vajza që mundohem të hyj në klubin e djemve, duke pritur radhën time. Ai është i obsesionuar me babain e tij. Dhe unë them: A nuk të linda unë? Çka po ndodhë?. Lidhja e tyre është e pamohueshme”, ka shtuar ajo.
Riri nuk e ka bërë publik ende emrin e djalit të saj.

Back to top button