Premier Liga ka një lider të ri, Liverpooli rrëzon Manchester Cityn
Gjiganti anglez, Liverpool po vazhdon formën fantastike në këtë sezon, ku këtë gjë e dëshmoi edhe sonte me fitore bindëse ndaj Manchester Unitedit.
Si vendas në stadiumin “Anfield Road”, Liverpooli e shkatërroi me rezultat të thellë 4:0 Unitedin, ku kjo fitore e “Të Kuqve” tani ndryshoi edhe renditjen e tabelës së Premier Ligës.
Në fakt, me tri pikët e reja, skuadra e Jurgen Klopp tani rrëzoi Manchester Cityn nga kreu i tabelës, duke u ngjitur në pozitën e parë në kuotën e 76 pikëve.
Liverpooli tani arkëton dy pikë më shumë se vendi i dytë, City, por që ky i fundit ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Tabelën e Premier Ligës e gjeni më poshtë.

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?