Premiera e “House of the Dragon” u dha në Los Angeles

Disa nga aktorët e serialit të ri “House of the Dragon”, bashkë me bashkëkrijuesin e tyre Ryan Condal, ishin të pranishëm në premierën e tij që është dhënë në Los Angeles.
Ky serial i paraprinë me ngjarje atyre në serialin “Game of Thrones”, ndërkaq pjesërisht bazohet në romanin e George R. R. Martin të vitit 2018, të pagëzuar Fire & Blood. Ngjarjet në tëzhvillohen dyqind vite para atyre në Game of Thrones.
Në premirën e tij në Los Angeles, aktori Paddy Considine, i cili paraqitet me rolin e mbretit Visajres, ka thënë se serialin e quan “Game of Thrones”, edhe pse duhet ta quajë “House of the Dragon”. Sipas tij, ai nuk është nënprodukt i serialit “Game of Thrones” dhe kjo është me rëndësi të thuhet. “House of the Dragon” paraqet një tregim të së kaluarës, ka thënë ai.
Bashkëkrijuesi i “House of the Dragon”, Ryan ka thënë se ky serial ofron shumë për audiencën, megithatë ai dallon shumë nga origjinali. Ngjarjet në të ndodhin 170 vjet para të tjerave. Sipas tij, “House of the Dragon” ka një tregim shumë më intim, sepse seriali i parë paraqet shumë njerëz në udhëtime nëpër botë, e ky është shumë më intim, më familjar. Paraqitet një tragjedi greke, një familje që shkatërrohet. Por, bota në të dallon nga ajo e para. Tani Targaryens janë në pushtet, kanë 17 dragonj dhe kanë edhe qetësi, ka thënë Ryan.
Aktorja Milly Alcock ka folur rreth asaj se në “House of the Dragon” ka më shumë diversitet, ka më shumë gra se në “Game of Thrones”.
Ajo mendon se ka më shumë gra edhe në prapaskenë, se numri i tyre do të thotë se ato kanë ndikuar që të krijohet një perspektivë më ndryshe sa i përket paragjykimeve për to. Të gjitha personazhet gra janë të forta, interesante dhe kjo është fantastike.
Alcock ka thënë se në serial zhvillohet edhe një lloj gare e femrave, sepse si gra, ato janë vazhdimisht në garë kundër njëra tjetrës, se janë të lindura për të garuar. Kjo do të thotë se ka paragjykime të rrënjosura ndaj gruas. Mbi të gjitha, ajo mendon se janë gratë ato, të cilat kanë bërë që biseda të tilla rreth grave të dalin në ballë.
Aktori Rhys Ifans ka thënë se “Game of Thrones” ka pasur ndikim të madh te publiku dhe kjo vërehet qartë në këtë premierë, megjithatë se sa do të ketë sukses “House of the Dragon”, mbetet të shihet.
Aktori Matt Smith mendon se ka dashamirë që do ta pëlqejnë serialin e ri, por ndoshta ka edhe të atillë që nuk do ta pëlqejnë. Ai ka thënë se janë munduar të krijojnë diçka që ofron ndjenjë si në serialin “Game of Thrones”, por me aktorë të rinj, diçka po ashtu origjinale. “Mbetet të shihet se si do të reagojnë njerëzit”, ka thënë ai.
Nëse seriali “House of the Dragon” do të ketë sukses, atëherë ka mundësi që edhe sezoni i dytë i tij të realizohet shpejt. Për këtë, Condal ka thënë se e mira e këtij seriali është se George R. R. Martin e ka shkruar librin, që do të thotë se kanë tërë materialin që u nevojitet. Sezoni i dytë realizohet nëse audienca e pëlqen të parin. Ai mendon se kanë krijuar një serial origjinal, shumë interesant, që ofron shumë nga “Game of Thrones”, por se sa do të ketë sukses varet nga audienca.
Seriali “House of the Dragon” do të debutohet në HBO më 21 gusht 2022./21Media

Back to top button