Premiera e “Sober” me mesazh për ndihmën ndaj varësisë

Premiera e shfaqjes “Sober” jehoi me mesazhin human të ndihmës ndaj varësisë.
Rrëfimi, nën regjinë e Butrint Pashës, me aktorët e Trupës Artistike Rezidente të Artpolis solli një version tjetër të shërimit: atë nëpërmjet një rrethi që bashkëndjen.
E bazuar në veprën e Duncan MacMillan “Njerëz, vende dhe gjëra”, shfaqja “Sober” solli histori suksesi të personave të varur nga droga dhe alkooli.
Për ata/ato që s’kanë pasur mundësi të shohin premierën e kanë rastin ta ndjekin edhe nesër(21 dhjetor), reprizën e shfaqjes nga ora 20:00.
Aktoret/ët: Zhaneta Xhemajli, Shpetim Selmani, Kumrije Hoxha, Kaltrinë Zeneli, Blerta Gubetini, Edlir Gashi, Blend Sadiku, Zana Berisha, Altin Vraniqi./21Media

Back to top button