Premtimet e VV-së për bujqit e Shtimes
Kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të komunës së Shtimes, Qemajl Aliu në debatin për zgjedhjet lokale në RTV21, ka treguar planet e VV-së për bujqësinë në Shtime.
“Ne do të krijojmë Drejtorinë e Bujqësisë, do rrisim subvencionet nga 25 mijë euro në 450 mijë euro në vit”, tha Aliu.
Në Shtime në balotazh garojnë Qemajl Aliu i LVV-së me 45.29 për qind të votave dhe Naim Ismajli i PDK-së me 44.54 për qind të votave./21Media