Qemajl Aliu shpalos planet në fushën e shëndetësisë

Kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të komunës së Shtimes, Qemajl Aliu në debatin për zgjedhjet lokale në RTV21, ka treguar planet e VV-së për fushën e shëndetësisë në Shtime.
“Kemi menduar të ndajmë një paketë buxhetore rreth 200 mijë euro, në mënyrë që t’i përgjigjemi nevojave akute të menaxhimit të pandemisë dhe të gjendjes shëndetësore”, tha Aliu.

Në Shtime në balotazh garojnë Qemajl Aliu i LVV-së me 45.29 për qind të votave dhe Naim Ismajli i PDK-së me 44.54 për qind të votave./21Media

Back to top button