Premtimet PDK-AAK-NISMA në Pejë

Sipas Veselit koalicioni PDK-AAK-NISMA është koalicion i fitores

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, mbajti tubim elektoral me qytetarët e Pejës ku tha se është e sigurt fitorja e koalicionit PDK-AAK-NISMA.
“Me 11 qershor do të fitojë koalicioni i dritës sepse Kosova ka nevojë që edhe me tej ta lartësoj flamurin. Kosova ka nevojë që të promovojë vetveten edhe jashtë vendit. Kosova ka nevojë të jetë shtet i fort ekonomikisht dhe këto mund të arrihen vetëm me Fillimin e Ri. Fillimi i Ri don qetësi, stabilitet politik, zhvillim ekonomik. Kam këtë mesazh, duke ju thënë ndërmarrësve në Kosovë se ju jeni ekonomia e vendit tonë, ju e zhvilloni ekonominë”, tha Veseli duke shtuar se do  ta përkrahim zhvillkmin e sektorit të bujqësisë.

”Do të dyfishohet buxheti për grande për sektorin e bukqësisë. Do të fuqizohet sektori i shëndetësisë, për arsyje se duke përkrahur punonjësit shëndetësor ne përkrahim shëndetin tonë. Të gjithe mjekët dhe specializantët e papunë do të kenë përkrahje financiare deri në punësimin e tyre. Brenda 4 viteve do të këtë rritje të pagave për sektorin publik dhe pensionistët për 30%”, tha Veseli./21Media

Back to top button