Kaloni te përmbajtja kryesore

Premtimet për klimën mund të zvogëlojnë ngrohjen e parashikuar globale

Premtimet e reja për klimën e bëra gjatë samitit COP26 mund të zvogëlojnë ngrohjen e parashikuar globale në 1.8 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale, ka thënë kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA).
Fatih Birol e quajti “lajm të madh” se përparimi nga negociatat e klimës në Glasgow e ka sjellë planetin më afër qëllimit të Marrëveshjes së Parisit për kufizimin e ngrohjes në 1.5 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale, nëse premtimet do të përmbusheshin, duke cituar analizën e re të IEA, transmeton rtv21.tv.
“Rezultati është jashtëzakonisht inkurajues. Nëse të gjitha premtimet për neutralitetin e karbonit dhe metanin do të zbatoheshin plotësisht, do të kishim një trajektore të rritjes së temperaturës e cila është 1.8C. Kjo është e shkëlqyer” Megjithatë, gjetja e IEA-së është një “nëse shumë e madhe”, thotë Tom Burke, kryetar i grupit të ekspertëve të gjelbër E3G.
Në ditën me temën e energjisë në COP26, Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe 18 vende të tjera u zotuan të ndërpresin financimin publik për projektet e karburanteve fosile jashtë vendit deri në fund të vitit të ardhshëm, duke devijuar paratë në energji të pastër./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button