Kaloni te përmbajtja kryesore

BE-ja s’ka justifikim për mosliberalizimin e vizave

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për MSA-në, Kosovë – BE, nuk ka dhënë asnjë arsyetim se përse Kosovës nuk po i liberalizohen vizat.
Szunyog ka shtuar se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara nga Kosova duhet të zbatohen.
“E dimë sa i rëndësishëm është liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Von Der Leyen (shefja Komisionit Evropian) ka qenë e qartë. Komisioni i qëndron prapa vendimit të korrikut të vitit 2018 që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim. Është mbështetur edhe nga Parlamenti Evropian në lexim të parë, por është në shqyrtim në Këshill. Llogaris në mbështetjen e anëtarëve të Parlamentit Evropian dhe të deputetëve që janë këtu sot që të vazhdojnë të punojnë me Parlamentin Evropian për ta arritur këtë qëllim. Kuvendi ka rol të rëndësishëm që duhet ta luajë në zbatimin e reformave dhe priorietizimin e reformave në sundim të ligjit”, ka thënë ai.
Tutje Szunyog ka thënë se BE-ja është e gatshme të punojë me Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së.
Gjatë këtij takimi, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur të padrejtë dhe dritëshkurtër vendimin për mosliberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.
Aktualisht është duke u mbajtur takimi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asocim mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button