Presidenca: BIA serbe ndaloi dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës në kufi

Blerim Vela, shefi i stafit në Kabinetin e presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se javën e kaluar Policia e Serbisë ndaloi dhe intervistoi dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, teksa po kalonin transit në kufi.

Vela ka thënë se kjo është dëshmi e veprimeve të paligjshme të Serbisë që pengojnë lirinë e lëvizjes.

“Javën e kaluar, policia e Serbisë dhe BIA ndaluan/intervistuan dy pjestarë të Policisë së Kosovës në kufi, teksa po kalonin transit. Kjo është dëshmi e veprimeve të paligjshme të Serbisë që pengojnë lirinë e lëvizjes. Në vend që të bashkojë forcat me Kosovën për të luftuar krimin ndërkufitar, Serbia e bën të kundërtën!”, ka shkruar Vela në Twitter.

Back to top button