Presidenca dorëzon komentet për dekretin në Gjykatën Kushtetuese

Presidenca i ka dorëzuar komentet në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Osmani për RTV21 tha se komentet janë të hartuara nga ekipi ligjor i Presidentes në konsultim me nje numër ekspertësh me përvojë.
Gjykata Kushtetuse e ka bashkuar kërkesën e kryeministrit Kurti dhe të 30 deputetëve të LVV-së për dekretin e presidentes Vjosa Osmani. Në sqarimet e sekretarit të përgjithshëm të Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, thuhet se kërkesat pritet të shqyrtohen të bashkuara për shkak se objekti i çështjes është i njejtë.
“Kërkesa e Kryeministrit të Republikës së Kosovës përkitazi me Dekretin e Presidentes është bashkuar me kërkesën e dorëzuar nga deputët e Kuvendit të Kosovës, për shkak të objektit të njëjtë të çështjes.”, ka thënë Dula.
Në Gjykatën Kushtetutuese fillimisht ishte dorëzuar kërkesa e Kryeministrit përkitazi me dekretin, me 7 mars. Dhe rrjedhimisht, Gjykata ju kishte kërkuar palëve të interest që komentet e tyre t’i dorezojnë deri më 11 mars 2026. Gjykata sqaron se më 9 mars kishte pranuar kërkesën nga deputetët e LVV-së për të njëjtën çështje. Sipas Gjykatës Kushtetuese, meqenëse objekti i çështjes ishte i njëjtë, Gjykata ka bashkuar të dy rastet, dhe pastaj u ka dërguar palëve shkresën e radhës për dorëzimin e komenteve në këtë rast, deri me 12 mars 2026.’’